Mësim përmes lojërave në Shkollën Finlandeze të Tiranës

Shkolla Finlandeze në Tiranë ka arritur marrëveshje me kompaninë 5MoreMinutes Ltd nga Finlanda, e cila zhvillon një ndër platformat më të rëndësishme në botë për mësim përmes lojërave. Platforma e lojërave online TeacherGaming e shfrytëzuar nga shkollat më inovative dhe më me renome në botë ofron lojëra për pothuajse secilën lëndë dhe njësi mësimore.

 

Deri sot produktet dhe shërbimet e TeacherGaming u janë ofruar më shumë se 16000 shkollave në botë, duke ju shërbyer më shumë se 1000 mësuesve të tjerë që e shfrytëzojnë individualisht këtë platformë për nxënësit e tyre dhe është renditur nga platforma Disrupt100 si një nga 100 inovacionet botërore që po e transformojnë botën.

 

Shkolla Finlandeze e Tiranës tashmë ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me TeacherGaming dhe nxënësit e kësaj shkolle kanë qasje të plotë në shfrytëzimin e këtyre lojërave për mësim. TeacherGaming Desk është zgjidhje me një klikim për mësimin e bazuar në lojë dhe është projektuar për të bërë video lojërat një mjet të qëndrueshëm mësimor për secilën klasë.

 

TeacherGaming Desk kombinon një portofolio gjithnjë në rritje të lojërave me materiale mësimore të gatshme dhe analiza të fuqishme të të mësuarit. Edukatorët mund të zgjedhin lojëra për nevojat e nxënësve të tyre, të mësojnë një sërë lëndësh dhe të ndjekin përparimin e nxënësve të tyre në aspektin e aftësive të jetës reale. Kjo platformë ju ofron edhe prindërve qasje të ndjekin progresin e fëmijëve të tyre gjatë gjithë kohës.

 

Fëmijët kanë natyrë t’i njohin gjërat e reja, janë kuriozë për botën që i rrethon, dhe eksperimentues me atë që mësojnë. Sistemi finlandez i edukimit është i bazuar në këto fakte, dhe në zemrën e sistemit finlandez është kurioziteti, mësimi përmes lojërave dhe përdorimi i teknologjisë në mësimnxënie.

Shkolla finlandeze programin e ka të bazuar në lojëra, që për fëmijët të jetë atraktive mësimnxënia e në të njëjtën kohë nxënësit të arrijnë rezultate të cilat nuk mund të arrihen me metoda klasike. Përdorimi i teknologjisë më koherente u jep mundësi nxënësve të shpikin dhe të propozojnë ide për reflektim kolektiv, duke i inkurajuar ata që të analizojnë dhe të eksplorojnë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e proceseve që ndodhin në botë në kohë reale.

Për informata më të detajizuara për Shkollën Finlandeze në Tiranë kontaktoni përmes telefonit +355 69 941 4925 ose dërgoni e-mail në tirana@finnish.school.